Kushtet e përgjithshme të Ancestry

Data hyrjes nё fuqi: 15 gusht 2022

 

Pёrmbledhja e ndryshimeve

Kjo pёrmbledhje synon t’ju ndihmojё tё kuptoni mё mirё ndryshimet e fundit tё Kushteve tё Ancestry dhe sesi ndryshimet mund t’ju ndikojnё. Ju inkurajojmë të shqyrtoni Kushtet në tërësinë e tyre, së bashku me Deklaratën e Privatësisë.

Ndryshimet më të fundit:

  • Në Pjesёt 2 dhe 3, qё sqarojnё gjuhën në lidhje me aksesin dhe përdorimin e Përmbajtjes së Ancestry dhe të Përmbajtjes tuaj;
  • Në Pjesёn 10, qё përditëson marrëveshjen tonë për të arbitruar mosmarrëveshjet që nuk mund të zgjidhen në mënyrë joformale; dhe
  • Përmirësimi i lexueshmërisë dhe thjeshtimi nё njё formё tjetёr i Kushteve

Mirë se vini në Ancestry®, burimi më i madh në internet i historisë familjare për të ndërtuar trungun familjar, për të gjetur paraardhës të rinj dhe për të ndarë zbulimet me familjen. Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet e mëposhtme, pasi rregullojnë përdorimin nga ana juaj të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Ancestry dhe filialet tona. Për t’ju ndihmuar që të lexoni këto Kushte, i kemi ndarë në pjesët e mëposhtme:

 

1.   Hyrje nё Shërbime
2.   Përmbajtja e Ancestry
3.   Pёrmbajtja juaj
4.   Rinovimet dhe anullimet për Shërbimet e Ancestry
5.   Përfundimi ose pezullimi i llogarisë tuaj
6.   Pa garanci dhe sigurime
7.   Pёrgjegjёsia e kufizuar e Ancestry
8.   Dëmshpërblimi juaj
9.   Shërbimet e ofruara nga kompani të tjera
10.   Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrimi dhe heqja dorë nga veprimi si grup
11.   Të ndryshme

1.  Hyrje nё Shërbime

Duke përdorur një prej faqeve në internet, shërbimeve dhe aplikacioneve për celularë të Ancestry që lidhin me këto kushte—Ancestry®, AncestryDNA®, Newspapers.com™, Find a Grave®, Fold3®, Archives®, dhe WeRemember®—si dhe marka të tjera të lidhura (“Shërbimet"), pranoni këto Kushte të përgjithshme (“Kushtet”). Çdo funksionalitet i ri i përfshirë në Shërbimet në të ardhmen gjithashtu do t’u nënshtrohet këtyre Kushteve.

Ju lutemi, kini parasysh se këto Kushte përfshijnë referencë të politikave dhe udhëzimeve shtesë, duke përfshirë Rregullat e KomunitetitPolitikën e Cookies, Politikën e së Drejtës së AutoritKushtet e Rinovimit dhe Anullimit,  si dhe Deklaratën tonë të Privatësisë, e cila shpjegon sesi mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale. ju inkurajojmë t'i lexoni me kujdes të gjitha këto dokumente për të kuptuar të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja kur përdorni Shërbimet.

Mund të zbatohen kushte shtesë kur regjistroheni për një Shërbim të ri ose kur përfitoni nga një promovim i ri ose ofertë speciale. Këto kushte do t’u tregohen dhe do të bëhen pjesë e marrëveshjes suaj me ne nëse përdorni ato Shërbime, promovime ose oferta. Nëse ndonjë nga kushtet shtesë bien në konflikt me këto Kushte, ato kushte shtesë do të mbizotërojnë. 

Nëse keni ndonjë pyetje mbi këto Kushte ose Shërbimet tona, ju lutemi na kontaktoni.

1.1 Rezultatet e papritura. Kur përdorni Shërbimet tona, mund të zbuloni fakte të papritura për veten ose familjen tuaj në të dhënat publike, përmbajtjen e Ancestry, rezultatet e ADN-së ose përmbajtjen e një përdoruesi tjetër. Pranoni se zbulime të tilla mund të kenë një ndikim të fortë emocional tek ju dhe të tjerët me të cilët i ndani këto zbulime. Pranoni shprehimisht të merrni përsipër të gjitha rreziqet që lidhen me përdorimin nga ana juaj të Shërbimeve dhe se Ancestry nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë pasojë sociale, emocionale ose ligjore të zbulimeve të tilla.

1.2  Kualifikimi për të përdorur Shërbimet. Çdokush që përdor Shërbimet, qoftë një mysafir i paregjistruar, mysafir i regjistruar falas, pajtimtar me pagesë ose blerës apo aktivizues i një takëmi të ADN-së, është një "Përdorues". Përdoruesit mund të duhet të krijojnë një llogari për të përdorur Shërbime të caktuara. Përdoruesit duhet të japin informacion të saktë, të plotë dhe të tanishëm kur regjistrohen.

Shërbimet janë të destinuara për ata që kanë mbushur moshën e pëlqimit në kohën kur ato ofrohen. Nëse jeni ndërmjet moshës 13 dhe moshës së pëlqimit sipas vendit ku banoni, mund t’i përdorni Shërbimet (duke përjashtuar cdo Shërbim që kërkon një analizë të ADN-së) me lejen e prindit ose kujdestarit tuaj. Fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk lejohen të krijojnë llogari, megjithatë, lejohen të përdorin AncestryClassroom™ përmes shkollës së tyre dhe me lejen e prindërve ose kujdestarit të tyre.

1.3 Përdorimi i shërbimeve. Në shkëmbim të aksesit ndaj Shërbimeve, pranoni që:

  • Të respektoni Rrgullat e Komunitetit të  Ancestry, Politikën e Cookie, Politikën e të drejtës së autorit, dhe Kushtet e rinovimit dhe anullimit;
  • Të veproni në përputhje me ligjet e zbatueshme;
  • Të jeni përgjegjës për të gjithë përdorimin dhe veprimtarinë në Shërbimet e lidhura me llogarinë ose me informacionin tuaj të regjistrimit;
  • Të  na kontaktoni nëse dyshoni se llogaria juaj është përdorur pa autorizimin tuaj ose besoni se emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi juaj janë vjedhur;
  • Të mos rishisni Shërbimet ose të mos rishisni, riprodhoni ose botoni ndonjë pjesë nga përmbajtja ose informacion të gjendur në Shërbimet, përveç siç përshkruhet shprehimisht në këto Kushte;
  • Të mos anashkaloni, çaktivizoni ose ndërhyni në një mënyrë tjetër me funksionalitete lidhur me sigurinë e Shërbimeve; dhe,
  • Të mos aksesoni ose mbledhni të dhëna në masë ose duke përdorur mjete të automatizuara, ose të përpiqeni të përdorni të dhëna pa leje. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në, çdo bot, programe crawlers, programe spiders, minues të dhënash ose programe scrapers.

1.4 Kushte shtesë të zbatueshme ndaj përdorimit tuaj të shërbimeve të ADN-së. Qëllimi i Shërbimeve të ADN-së është të japë rezultate dhe raporte lidhur me to gjenetike dhe të gjenealogjisë për përdorimin tuaj informativ, shlodhës, arsimor dhe kërkimor. Siç përdoret në këtë Kushte, “Shërbime të ADN-së” i referohet përdorimit të takëmit tonë të analizës së AncestryDNA, përpunimit dhe trajtimit të mostrës tuaj të ADN-së, analizës gjenetike të mostrës tuaj të ADN-së dhe mjeteve tona të bazuara në internet ose në aplikacione për celularë që ju ofrojnë rezultate të etnisë dhe rezultate të tjera lidhur gjenetikisht dhe shërbime që kanë lidhje.

1.4.1 Kualifikimi për të përdorur shërbimet e ADN-së. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç për të blerë dhe aktivizuar një takëm të analizës së ADN-së. Për të na ndihmuar që të sigurojmë integritetin e cilësinë e bazës tonë të të dhënave dhe të mbrojmë privatësinë tuaj, secili i rritur që dorëzon një mostër të pështymës për një analizë të ADN-së duhet të krijojë llogarinë e tyre dhe të aktivizojë analizën e tyre. Aktivizuesit e analizës së ADn-së gjithashtu duhet të japin pëlqimin e shprehur për përpunimin e informacionit personal sensitiv. Një prind ose kujdestar ligjor mund të aktivizojë një analizë të ADN-së, të na japë Informacion personal dhe të na dërgojë mostrën e pështymës së fëmijës së tyre të mitur për përpunim duke përdorur llogarinë e tyre. Duke aktivizuar një analizë të ADN-së për, ose duke dorëzuar ndonjë Informacion personal për një të mitur, përfaqësoni se jeni prindi ose kujdestari ligjor i të miturit. Gjithashtu pranoni se keni diskutuar analizën e ADN-së me të miturin dhe i mituri ka pranuar grumbullimin dhe përpunimin e pështymës së tyre.

1.4.2 Përdorimi juaj i shërbimeve të ADN-së. Përveç kërkesave në Pjesën 1.3 më sipër, gjithashtu pranoni që:

  • Të mos rishisni takëmet e analizës së ADN-së;
  • Çdo mostër e pështymës që jepni është ose juaja ose pështyma e një personi për të cilin jeni një prind ose kujdestar ligjor;
  • Të mos na dërgoni një mostër në kundërshtim me ndonjë ndalim eksporti ose ligj tjetër;
  • Duke na dhënë një mostër të pështymës, nuk merrni asnjë të drejtë në ndonjë produkt kërkimor ose tregtar të zhvilluar nga ne ose bashkëpunëtorët/partnerët tanë dhe nuk do të merrni asnjë kompensim lidhur me një zhvillim të kërkimit ose produkti të tillë; dhe
  • Të mos përdorni informacionin e marrë nga Shërbimet e ADN-së (përfshirë ndonjë Të Dhënë të ADN-së të shkarkuar) (të përkufizuar në Deklaratën e Privatësisë)) plotësisht, pjesërrisht dhe/ose në kombinim me ndonjë bazë tjetër të të dhënave për ndonjë qëllim mjekësor, diagnostifikues ose të analizës së atësisë, në ndonjë procedim gjyqësor ose për ndonjë qëllim diskriminues ose veprimtari të paligjshme.

1.4.3 Dhënia e Shërbimeve të ADN-së nga Ancestry. Pranoni se mundemi që, në mënyrë që të lehtësojmë përdorimin nga ana juaj të Shërbimeve të ADN-së, direkt ose përmes kompanive të tjera që na ndihmojnë të japim Shërbimet e ADN-së:

  • T’ia japim mostrën e pështymës dhe ADN-në tuaj kompanive të tjera që na ndihmojnë të japim Shërbimet, si partnerëve tanë të laboratorëve;
  • Të nxjerrim ADN tuaj nga pështyma juaj;
  • Të kryejmë analiza gjenetike në Shtetet e Bashkuara (ose, në të ardhmen, në vende të tjera) në ADN rezultuese duke përdorur metoda të analizës të disponueshme tani ose të zhvilluara;
  • Të krahasojmë rezultatet e ADN-së tuaj me të Dhëna të tjera të ADN-së në bazë e të dhënave të Ancestry për të dhënë Shërbimet, përfshirë përputhjen tuaj me të tjerë në bazën tonë të të dhënave me të cilët keni ADN të përbashkët (kontrolloni nëse do të shikoni dhe/ose do të shiheni nga përputhjet e ADN-së tuaj);
  • T’u tregojmë juve dhe të tjerëve që autorizoni rezultatet e analizave të kryera;
  • Të ruajmë rezultatet e ADN-së tuaj;
  • Të ruajmë pështymën tuaj dhe çdo ADN të nxjerrë në Shtetete e Bashkuara ose të shkatërrojmë çdo pështymë ose mostër të mbetur të ADN-së pasi mostra juaj të jetë përpunuar; pasi na është dorëzuar, pështyma dhe mostra juaj e ADN-së nuk mund t’u rikthehet juve (vini re, megjithatë, se mund të kërkoni që të shkatërrojmë mostrën, dhe, në disa raste, mund të shkatërrojmë mostra biologjike për të ruajtur nivelet e cilësisë së bankës biologjike);
  • Të lejojmë disa nga partnerët tanë laboratorikë që të përdorin një pjesë të mostrave të aktivizuara ose çaktivizuara të mostrave të pështymës që të kalibrojnë ose vlerësojnë instrumente, pajisje ose metoda laboratorike të përdorura në dhënien e Shërbimeve të ADN-së; dhe
  • Të përdorim Informacionin gjenetik dhe Informacion personal tjetër tuajin, siç përshkruhet në këto Kushte dhe në Deklaratën e Privatësisë.

1.4.4 Shkarkimi i të dhënave të ADN-së suaj. Mbrojmë informacionin tuaj siç përshkruhet në Deklaratën e Privatësisë tonën. Nëse zgjidhni të shkarkoni një kopje të të Dhënave të ADN-së tuaj, ajo kopje nuk është e mbrojtur nga masat tona të sigurisë dhe jeni vetëm përgjegjës për ruajtjen, sigurimin dhe mbrojtjen e atyre tё dhёnave tё shkarkuara. Ancestry nuk ka asnjë përgjegjësi nëse zgjidhni të shpërndani ose transferoni të Dhënat tuaja të shkarkuara të ADN-së me të tjerë, qoftë me qëllim ose pa dashje. Të Dhënat e ADN-së tuaj synohen vetëm për përdorimin tuaj personal.

1.4.5 Shënim për Përdoruesit që kanë marrë një transplatim të palcës së kockës ose qelizave. Nëse keni marrë një transplant të palcës së kockës ose qelizave, analiza juaj e AncestryDNA mund të japë rezultate të papritura sepse pështyma juaj mund të përmbajë qeliza me ADN-në tuaj si dhe qeliza me ADN-në e dhuruesit tuaj. ADN për analizën nxirret nga qelizat dhe kombinimi i burimeve të ADN-së mund të rezultojë në një analizë të dështuar ose një analizë që jep rezultate bazuar në ADN e dhuruesit tuaj. Prandaj, rekomandojmë që atë që kanë marrë një transplant të palcës së kockës ose qelizave të mos bëjnë analizën e AncestryDNA test. Nëse tashmë e keni bërë analizën, ju lutemi na kontaktoni për ndihmë të mëtejshme.

2. Përmbajtja e Ancestry

Shërbimet përmbajnë fotografi, video, dokumenta, regjistra, indekse të përmbajtjes dhe përmbajtje tjetër të dhënë për ju nga Ancestry (“Përmbajtja e Ancestry”), e cila mund të ndryshojë në varësi të pajtimit tuaj. Me përjashtim të regjistrave të WebSearch, të cilat rregullohen nga kushtet e palëve të treta që mbajnë regjistrat, e gjithë Përmbajtja e Ancestry mund të përdoret vetëm në përputhje me këto Kushte, përfshirë Përmbajtjen e Ancestry që mund të jetë edhe në domeinin publik (“Përmbajtja në domeinin publik”).

2.1 Të drejtat e pronësisë intelektuale për përmbajtjen e Ancestry. Të gjithë elementët e Shërbimeve që janë krijuar nga ne ose që janë nën drejtimin tonë, ose ku e drejta e autorit na është caktuar ose liçensuar, i nënshtrohen mbrojtjes së të drejtës së autorit të vendit në të gjithë botën dhe konventave ndërkombëtare. Për informacion shtesë mbi Politikën e të drejtës së autorit tonën, klikoni këtu. Shërbimet përfshijnë gjithashtu marka tregtare që janë në pronësinë tonë dhe të mbrojtura sipas ligjeve dhe traktateve të markave tregtare specifike të vendit dhe rajonit. Të gjitha përdorimet e markave tona tregtare dhe çdo vullnet i mirë që rezulton prej tyre do të jetë në dobinë tonë. Shërbimet dhe produktet e lidhura me Shërbimet tona mbrohen gjithashtu nga patenta në SH.B.A. dhe vende të tjera anembanë botës. Për më shumë informacion në lidhje me patentat e Ancestry, klikoni këtu. Ne dhe liçensuesit tanë ruajmë pronësinë dhe të gjitha të drejtat në shfrytëzimin e Shërbimeve dhe pjesëve përbërëse të tyre.

2.2 Përdorimi nga ana juaj i përmbajtjes së Ancestry.

Kur aksesoni Përmbajtjen e Ancestry, pranoni:

  • Të përdorni Përmbajtjen e Ancestry vetëm në lidhje me përdorimin personal të Shërbimeve ose kërkimin tuaj profesional të historisë së familjes;
  • Të shkarkoni përmbajtjen e Ancestry vetëm në lidhje me kërkimin e historisë së familjes suaj ose kur lejohet shprehimisht nga Ancestry;
  • Të mos hiqni asnjë njoftim për të drejtën e autorit ose të tjera pronësie për çdo përmbajtje të Ancestry;
  • Të mos përdorni pjesë të rëndësishme të Përmbajtjes së Ancestry jashtë Shërbimeve, ose në një mënyrë që nuk është në përputhje me pajtimin tuaj; dhe
  •  Të na kontaktoni për të marrë leje me shkrim nëse dëshironi të përdorni më shumë se një numër të vogël të fotografive dhe dokumentareve që janë Përmbajtje në domeinin publik.

3. Përmbajtja juaj

Shërbime të caktuara mund t'ju lejojnë të kontribuoni me përmbajtje, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, trungjet familjare, fotografitë, regjistrimet audio/video, historitë, shënimet e regjistrimeve, komentet, mesazhet dhe përshtypjet e dhëna Ancestry në lidhje me Shërbimet ("Përmbajtja juaj"). Përmbajtja juaj që përmban Informacion personal do të trajtohet në përputhje me Deklaratën tonë të Privatësisë.

3.1 Kontrolloni përmbajtjen tuaj. Ancestry nuk pretendon asnjë të drejtë pronësie për Përmbajtjen tuaj, nuk kontrollon mënyrën sesi zgjedhni ta ndani Përmbajtjen tuaj brenda Shërbimeve, ose nuk kufizon mënyrën sesi e ndani përmbajtjen tuaj jashtë Shërbimeve të Ancestry. Mund të fshini përmbajtjen tuaj ose duke ndjekur udhëzimet e dhëna brenda Shërbimeve ose duke u identifikuar në Cilësimet e Llogarisë tuaj dhe duke fshirë llogarinë tuaj. Megjithatë, nëse lini përshtypje, regjistroni shënime ose sugjerime në lidhje me Ancestry ose Shërbimet tona, pranoni se konsiderohen jo-konfidenciale dhe jo-pronësore dhe mund të përdorim përshtypjet tuaja, shënimet ose sugjerimet tuaja për çfarëdo qëllimi pa asnjë detyrim ose kompensim ndaj jush.

3.2 Përdorimi i përmbajtjes suaj. Duke paraqitur Përmbajtjen tuaj, i jepni Ancestry një licencë jo-ekskluzive, të nën-liçensueshme, në mbarë botën, pa përfitime të pritshme, për të ruajtur, indeksuar, kopjuar, publikuar, shpërndarë, siguruar akses, krijuar vepra të derivuara dhe për të përdorur përmbajtjen tuaj në mënyrë që të ofrojë, promovojë ose përmirësojë Shërbimet, në përputhje me cilësimet tuaja të privatësisë dhe ndarjes. Mund t’i jepni fund liçensën së Ancestry duke fshirë përmbajtjen tuaj, përveç në masën që e keni ndarë Përmbajtjen tuaj me të tjerët dhe kanë përdorur Përmbajtjen tuaj. Gjithashtu pranoni që Ancestry zotëron çdo indeks që përfshin përmbajtjen tuaj dhe mund t'i përdorë pasi të fshihet Përmbajtja juaj.

3.3 Përgjegjësitë tuaja për përmbajtjen tuaj. Jeni përgjegjës për vendimin për të krijuar, ngarkuar, postuar ose ndarë Përmbajtjen tuaj. Duke kontribuar ose duke aksesuar Përmbajtjen tuaj, pranoni:

  • Keni të gjitha të drejtat ligjore të nevojshme për të ngarkuar, postuar ose ndarë Përmbajtjen tuaj;
  • Përmbajtja juaj nuk do të përfshijë një person të gjallë pa pëlqimin e tij. Në rastin e të miturve që jetojnë, do të merrni pëlqimin nga prindi ose kujdestari i tyre;
  • E gjithë Përmbajtja juaj do të jetë në përputhje me Rregullat e Komunitetit;
  • Nëse e ndani përmbajtjen tuaj publikisht, përdoruesit e tjerë mund të kenë akses dhe të përdorin Përmbajtjen tuaj si pjesë ose në lidhje me Shërbimet. Nuk na kërkohet të heqim asnjë Përmbajtje tuaj pasi të jetë shpërndarë publikisht.
  • Do të përdorni përmbajtjen e përdoruesve të tjerë vetëm brenda Shërbimeve të Ancestry dhe në përputhje me këto Kushte dhe politikat e tjera të përfshira me referencë; 
  • Ancestry rezervon të drejtën të mbikqyrç Përmbajtjen tuaj për shkelje të këtyre Kushteve, duke përfshirë Rregullat e Komunitetit, dhe të heqë ose çaktivizojë aksesin në Përmbajtjen tuaj sipas gjykimit tonë; dhe
  • Shkeljet ose kundravajtjet e rënda ose të përsëritura do t’a nënshtrojnë Përdoruesin përgjegjës ndaj dhënies fund të llogarisë, vetëm sipas gjykimit të Ancestry.

3.4  Raportimi i shkeljeve të këtyre Kushteve. Respektojmë të drejtat e pronësisë intelektuale të të tjerëve. Nëse keni shqetësime se ndonjë përmbajtje shkel Rregullat e Komunitetit, shkel të drejtat tuaja, përmban materiale të paligjshme ose shkel këto Kushte, ju lutemi na kontaktoni. Për ankesa në lidhje me shkeljen e të drejtës së autorit ose për të paraqitur një njoftim për shkeljen e të drejtës së autorit dhe kërkesë për heqje, duke përfshirë ato të bëra në përputhje me Aktin e SH.B.A.-së për të Drejtat e Autorit të Mijëvjeçarit Dixhital, klikoni këtu.

4. Rinovimet dhe anullimet për shërbimet e Ancestry

Blerja(et) dhe abonimi(et) tuaja ndaj ndonjë prej Shërbimeve u nënshtrohen Kushteve të rinovimit dhe anullimit.

5. Përfundimi ose pezullimi i llogarisë tuaj

Rezervojmë të drejtën të kufizojmë, të pezullojmë, ose t’i japim fund aksesit tuaj të Shërbimeve nëse shkelni ose veproni jo në përputhje me këto Kushte, përfshirë Rregullat e Komunitetit. Në një rast të tillë, nuk do të kualifikoheni për një rimbursim të tarifave të abonimit ose cmimin e blerjes së një takëmi të analizës së ADN-së.

6. Asnjë garanci ose sigurime

Përveç siç përcaktohet shprehimisht në këto Kushte, ofrojmë Shërbimet dhe Përmbajtjen e Ancestry për ju mbi bazën “SIÇ ËSHTË”, që nënkupton pa ndonjë garanci apo siguri. Deri në nivelin maksimal të lejuar nga ligji, heqim dorë nga të gjitha garancitë e shprehura ose të nënkuptuara, përfshirë garancitë e nënkuptuara të mosshkeljes, tregtueshmërisë dhe përshtatjes për një qëllim të caktuar. Nuk bëjmë asnjë premtim për (a) Përmbajtjen e Ancestry, (b) Përmbajtjen tuaj, (c) funksionalitetin specifik të Shërbimeve, (d) cilësinë, saktësinë, besueshmërinë ose disponueshmërinë e Përmbajtjes ose Shërbimeve të Ancestry, ose (e) se Shërbimet nuk do të kenë viruse ose elementë përbërës të tjerë të dëmshëm.

Nëdryshojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht Shërbimet tona. Si i tillë, Ancestry mund të shtojë ose heqë funksionalitet ose veçori nga Shërbimet ose mund të pezullojë ose ndalojë plotësisht një Shërbim.

7. Përgjegjësia e kufizuar e Ancestry

 

Duke përdorur Shërbimet, pranoni se përgjegjësia e Ancestry është e kufizuar në masën më të plotë të lejuar nga ligji. Nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë dëm të paqëllimshëm, ndonjë dëm aktual, rastësor ose rrjedhimor ose për ndonjë humbje ose pretendim të ndonjë lloji. Nëse jetoni në një juridiksion që nuk na lejon të kufizojmë gjerësisht përgjegjësinë tonë, disa nga këto kufizime mund të mos zbatohen për ju.

Nëse jeni të pakënaqur me ndonjë pjesë të Shërbimeve ose ndonjë deklaratë të këto Kushteve, veprimi juaj i vetëm është të ndaloni përdorimin e Shërbimeve dhe, nëse jeni duke përdorur ndonjë prej Shërbimeve tona të abonimit, të anulloni abonimin tuaj siç përshkruhet këtu. Përgjegjësia jonë gjithsej në çdo çështje lidhur me Shërbimet ose këto Kushte është e kufizuar në shumën e përbërë që na paguat gjatë periudhës 12-mujore që i paraprin ngjarjes që shkakton përgjegjësinë. Ky kufizim i përgjegjësisë zbatohet plotësisht për banorët në New Jersey.

8. Dëmshpërblimi juaj

Pranoni se do të zhdëmtoni dhe do të mbani Ancestry dhe bashkëpunëtorët e filialet e saj, zyrtarët, drejtorët, punonjësit, agjentët, pasardhësit dhe personat përkatës të caktuar prej tyre (“Palët e Ancestry”) të pafajshëm nga çdo pretendim, dëm ose shpenzime të tjera (përfshirë tarifa të avokatit) që rezultojnë nga përdorimi juaj i Shërbimeve dhe (a) shkelja juaj e këtyre Kushteve ose dokumentave apo politikave të tjera të përfshira këtu përmes referimit; (b) shkelja juaj e të drejtave të një personi tjetër; ose (c) çdo pretendim tjetër lidhur me Përmbajtjen tuaj, përfshirë një pretendim se Përmbajtja juaj i shkaktoi dëm një personi tjetër. Ky detyrim i zhdëmtimit do të vazhdojë pasi ndaloni përdorimin e Shërbimeve. Përveç kësaj, çlironi Palët e Ancestry nga të gjitha pretendimet, kërkesat, veprimet ose paditë lidhur me Përmbajtjen  tuaj, përfshirë çdo përgjegjësi lidhur me përdorimin ose mos-përdorimin tonë të Përmbajtjes tuaj, pretendime për shpifje, shkeljen e privatësisë, të drejtën e publicitetit, shqetësim emocional ose humbje ekonomike.

9. Shërbimet e ofruara nga kompani të tjera

Shërbimet tona mund të përmbajnë lidhje me faqet e internetit të operuara nga palë të treta, por që nuk përbëjnë sponsorizim, miratim, pëlqim ose përgjegjësi. Ancestry nuk ofron asnjë siguri ose nuk jep garanci për faqet e palëve të treta, përmbajtjen, produktet ose shërbimet e tyre. Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet e përgjithshme dhe dokumentacionin e privatësisë për të gjitha faqet e palës së tretë, pasi mund të ndryshojnë thelbësisht nga Ancestry.

10. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrimi dhe heqja dorë nga veprimi si grup

JU LUTEMI LEXOJENI KËTË PJESË ME KUJDES. NDIKON TË DREJTAT LIGJORE TUAJA, PËRFSHIRË TË DREJTËN TUAJ PËR TË PARAQITUR NJËEPADI LIGJORE NË GJYKATË.

Punojmë shumë për të kënaqur klientët tanë. Nëse shfaqet një mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe Ancestry, qëllimi ynë është të ofrojmë një mënyrë me kosto të efektshme për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjen. Nëse keni ndonjë shqetësim ose mosmarrëveshje rreth Shërbimeve, pranoni që të përpiqeni fillimisht t’a zgjidhni mosmarrëveshjen jozyrtarisht duke na kontaktuar.

10.1 Për klientёt nё Shtetet e Bashkuara. Ju dhe Ancestry pranoni se këto Kushte ndikojnë tregtinë ndërmjet shteteve dhe se Ligji federal i arbitrimit qeveris interpretimmin dhe zbatimin e këtyre dispozitave të arbitrimit.

Siç përdoret në këtë marrëveshje, termi "mosmarrëveshje" synohet të jetë aq i gjerë sa e lejon ligji, dhe përfshin, por nuk kufizohet në, të gjitha mosmarrëveshjet midis jush dhe çdo personi tjetër në emër të të cilit keni ndërvepruar me Ancestry, nga njëra anë, dhe Ancestry, duke përfshirë cilindo prej prindërve, degëve, paraardhësve, pasardhësve, caktimeve ose filialeve të tij, nga ana tjetër, që lindin ose lidhen në çfarëdo mënyre me Kushtet, këtë marrëveshje arbitrazhi ose ndërveprimet ose marrëdhëniet tuaja me Ancestry. Më tej, nëse keni ose do të përdorni Shërbimet e Ancestry ose do të ndërveproni me Ancestry në emër të një të mituri ose individi tjetër për të cilin jeni prind ose kujdestar ligjor, pranoni, në emër të të miturit ose të një personi tjetër, që çdo mosmarrëveshje që lind nga ose në lidhje me një përdorim të tillë të Shërbimeve të Ancestry ose ndërveprime të tjera me Ancestry do t'i nënshtrohen arbitrazhit, siç përcaktohet këtu, dhe subjekt i marrëveshjeve të tjera të përcaktuara këtu (përfshirë, por pa u kufizuar në, heqjen dorë nga Veprimi në grup); më tej deklaroni se keni autoritetin për të lidhur një marrëveshje të tillë në emër të të miturit ose të një personi tjetër. Çdo mosmarrëveshje mes nesh do të zgjidhet përmes arbitrazhit përfundimtar dhe detyrues në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshjeje, me tre përjashtimet e mëposhtme:

  • Secila palë në këtë marrëveshje do të ketë mundësinë të zgjidhë çdo mosmarrëveshje, nëse kualifikohet, në gjykatën e padive të vogla me juridiksion në vendbanimin tuaj. Nëse ndonjë mosmarrëveshje përfshin pretendime si për (1) dëmshpërblim monetar ose lehtësim edhe për (2) kompensim të drejtë ose urdhërues, në masën që gjykata e padive të vogla me juridiksion nuk do t'i zgjidhë paditë për kompensim të drejtë ose urdhërues, secila palë do të ketë mundësinë të zgjidhë paditë për kompensim monetar ose dëmshpërblim në gjykatën e padive të vogla, dhe çdo pretendim për kompensim të drejtë ose të detyrueshëm do të zgjidhet në arbitrazh në përputhje me këtë marrëveshje. Nëse pretendimet në ndonjë kërkesë për arbitrazh mund të ishin ngritur në gjykatën e padive të vogla, atëherë çdo palë mund të zgjedhë që kërkesat të shqyrtohen në gjykatën e padive të vogla dhe jo në arbitrazh, në çdo kohë përpara se të caktohet arbitri, duke njoftuar palës tjetër (ose palëve) të asaj zgjedhjeje me shkrim. Nëse kjo dispozitë ose kufizimi për ngritjen e pretendimeve në gjykatën e padive të vogla rezulton i pavlefshëm, atëherë kjo dispozitë do të jetë e ndashme dhe çështja do të vazhdojë në arbitrazh; kjo dispozitë nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që një padi të ngrihet në baza klasore, përfaqësuese ose të konsoliduara.
  • Secila palë mund të ngrejë një padi në gjykatë në shtetin e Utah vetëm për një pretendim për shkelje të patentave ose të drejtave të autorit. Në këtë rast, Palët heqin dorë nga çdo e drejtë për një gjyq me juri.
  • Nëse kualifikohet, mund të paraqisni një pretendim pranë një agjencie përkatëse federale, shtetërore ose vendore që mund të ndërmarrë një veprim kundër nesh në emrin tuaj.

Nëse keni një pajtim dhe i jepni fund për shkeljen tonë pasi na jepni një periudhë ndreqjeje prej 30 ditësh gjatë të cilën nuk jepni në gjendje t’a ndreqim, do t’ju rimbursojmë çdo tarifë të paguar paraprakisht në një bazë të përllogaritur.

10.1.1 Rregullat e arbitrazhit. Kjo marrëveshje arbitrazhi rregullohet nga Ligji Federal i Arbitrazhit (9 U.S.C. § 1 e në vijim). Arbitrimi do të zhvillohet nga JAMS në përputhje me Rregullat e efektshme të procedurës së arbitrimit të JAMS për pretendime që kapëcejnë $250,000 dhe Rregullat e procedurat e përgjitshme të arbitrimit të JAMS për pretendimet që kapërcejnë $250,000 në fuqi në kohën kur fillon arbitrimi, me përjashtim të ndonjë rregulli ose procedure që qeveris ose lejon veprime si grup. Kur asnjë padi ose kundërpadi e deklaruar nuk tejkalon vlerën prej $25,000 (duke përjashtuar çdo pretendim për tarifat e avokatëve), mosmarrëveshja do të zgjidhet vetëm me paraqitjen e dokumenteve/arbitrazhit në zyrë, përveç rastit kur gjyqtari i arbitrazhit gjen arsye të mirë për një seancë dëgjimore të drejtpërdrejtë. Secila palë mund të paraqesë veprime dispozitive në arbitrazh, duke përfshirë, pa u kufizuar në, veprim për pushim dhe/ose veprion për gjykim të shkurtuar, dhe gjyqtari i arbitrazhit do të zbatojë standardet që rregullojnë veprime të tilla sipas Rregullave Federale të Procedurës Civile. Arbitruesi dhe jo ndonjë gjykatë ose agjenci federale, shtetërore a vendore do të ketë autoritet ekskluziv për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet që shfaqen nga ose kanë lidhje me interpretimin, zbatueshmërinë ose formimin e kësaj marrëveshjeje të arbitrazhit, Kushteve ose Deklaratën e Privatësisë, përfshirë por jo të kufizuar në ndonjë pretendim se të gjitha ose ndonjë pjesë e Kushteve ose Deklaratës së Privatësisë është e pavlefshem ose që mund të bëhet e pavlefshme, pavarësisht nëse një pretendim është subjekt i arbitrimit ose çështja e heqjes dorë nga sjellja e procesit gjyqësor. Arbitruesi do të ketë pushtetin për të marrë çfarëdo veprim që do të jetë i disponueshëm në një gjykatë sipas ligjit ose në drejtësi. Vendimi i arbitruesit do të shkruhet dhe do të jetë detyrues mbi palët dhe mund të paraqitet si një gjykim në çdo gjykatë të juridiksionit kompetent.

Nëse ndonjë palë synon të kërkojë arbitrazh sipas kësaj marrëveshjeje, pala që kërkon arbitrazh duhet së pari të njoftojë me shkrim palën tjetër për mosmarrëveshjen të paktën 60 ditë përpara fillimit të arbitrazhit.  Njoftimi për Ancestry duhet t'i dërgohet Ancestry në Departamentin Ligjor të Ancestry, 1300 W. Traverse Parkway, Lehi, UT 84043.  Njoftimi për ju do të jepet duke përdorur informacionin e kontaktit që keni në dosjen e Ancestry ose, nëse një informacion i tillë nuk është i disponueshëm ose nuk është i përditësuar, përmes shërbimit personal. Njoftimi i dhënë nga secila palë duhet të përfshijë informacion të mjaftueshëm për t'i lejuar palës marrëse të identifikojë llogarinë tuaj (duke përfshirë emrin dhe adresën e email të përdorur për llogarinë) si dhe të vlerësojë dhe të përpiqet të zgjidhë pretendimin, duke përfshirë një përshkrim të pretendimit, faktet specifike që mbështesin kërkesën, dëmshpërblimin e kërkuar dhe lehtësimin e kërkuar.  Kjo kërkesë njoftimi është krijuar për të lejuar secilën palë të bëjë një ofertë të drejtë, të bazuar në fakte për zgjidhje nëse pala vendos ta bëjë këtë.  Asnjëra palë nuk mund të fillojë një arbitrazh nëse pala nuk e jep fillimisht këtë informacion.  Për aq sa ka një mosmarrëveshje në lidhje me mjaftueshmërinë e këtij njoftimi, kjo çështje duhet të vendoset nga një gjykatë e juridiksionit kompetent përpara paraqitjes së çdo kërkese për arbitrazh.  Nëse një palë jep këtë informacion dhe mosmarrëveshja nuk zgjidhet brenda 60 ditëve, secila palë mund të vazhdojë të paraqesë një kërkesë për arbitrazh.

Për të filluar një arbitrim, duhet të bëni sa më poshtë: (a) të shkruani një Kërkesë për arbitrim që përfshin një përshkrim të pretendimit dhe shumës së dëmeve që kërkoni të rimerrni (mund të gjeni një kopje të një Kërkese për arbitrim në www.jamsadr.com); (b) të dërgoni tre kopje të Kërkesës për arbitrim, plus tarifën e përshtatshme të paraqitjes, tek JAMS, Two Embarcadero Center, Suite 1500, San Francisco, California 94111; dhe (c) të dërgoni një kopje të Kërkesës për arbitrim tek Ancestry në Departamentin Ligjor të Ancestry, 1300 W Traverse Parkway, Lehi, UT 84043 . Arbitrimi mund të kryhet në qarkun ku banoni në kohën e paraqitjes. Ju dhe Ancestry më tej pranoni t’i nënshtroheni juridiksionit personal të ndonjë gjykate federale ose shtetërore në Qarkun e San Francisco-s, Kalifornia, në mënyrë që të detyroni arbitrimin, të ndaloni procedimet në pritje të arbitrimit ose të konfirmoni, modifikoni, hiqni ose pranoni gjykimim mbi vendimin e dhënë nga arbitruesi.

Palët do të zgjedhin gjyqtarin e arbitrazhit me marrëveshje të ndërsjellë. Nëse palët nuk janë në gjendje të zgjedhin reciprokisht një gjyqtari të arbitrazhit, gjyqtari i arbitrazhit do të zgjidhet si më poshtë: JAMS do t'i japë secilës palë një listë me nëntë (9) gjyqtarë të arbitrazhit të nxjerrë nga paneli i saj i gjyqtarëve të arbitrazhit. Secila palë do të ketë dhjetë (10) ditë kalendarike për të shënuar të gjithë emrat në listën që i konsideron të papranueshme. Nëse vetëm një emër i përbashkët mbetet në listat e të gjitha palëve, ai individ do të caktohet si gjyqtari i arbitrazhit. Nëse mbetet më shumë se një emër i përbashkët në listat e të gjitha palëve, palët do të eliminojnë emrat në mënyrë alternative nga lista e emrave të zakonshëm nëpërmjet konferencës telefonike të administruar nga JAMS, me pretenduesin që heq eliminon i pari derisa të mbetet vetëm një. Nëse nuk mbetet asnjë emër i përbashkët në listat e të gjitha palëve, JAMS do të sigurojë një listë shtesë prej nëntë (9) gjyqtarësh të arbitrazhit, nga të cilët palët do të eliminojnë emrat në mënyrë alternative me konferencë telefonike të administruar nga JAMS, me pretenduesin që eliminon emrin i pari, derisa të mbetet vetëm një emër. Ai person do të caktohet si gjyqtari i arbitrazhit. Nëse individi i përzgjedhur nuk mund të shërbejë, JAMS do të nxjerrë një listë tjetër me nëntë (9) gjyqtarë të arbitrazhit dhe do të përsërisë procesin alternativ të përzgjedhjes me eliminim.

10.1.2 Tarifat. Do t'ju kërkohet të paguani $250—ose shumën që kërkohet ndryshe sipas rregullave të atëherëshme të JAMS—për të nisur një arbitrazh kundër nesh. Nëse arbitruesi vendos se arbitrimi është me vlerë, Ancestry do të paguajë të gjitha tarifat e tjera të faturuara nga JAMS, përfshirë tarifat e pranimit dhe shpenzimet e arbitruesit e të seancës. Jeni përgjegjës për tarifat e avokatëve tuaj, përveç kur rregullat e arbitrimit dhe/ose ligji i zbatueshëm parashikon ndryshe.

10.1.3 Jo veprim në masë. Kjo dispozitë do të referohet si "Heqja dorë nga veprimi në masë". Secila palë bie dakord që secila palë mund të zgjidhë mosmarrëveshjet me tjetrën vetëm në baza individuale dhe nuk mund të ngrejë padi si paditëse ose anëtare në një padi në masë, të konsoliduar ose përfaqësuese. Kjo dispozitë zbatohet si për mosmarrëveshjet e zgjidhura në arbitrazh, ashtu edhe për çdo mosmarrëveshje që zgjidhet në gjykatë, në masën që lindin mosmarrëveshje të tilla. Nëse ndonjë gjykatë ose gjyqtar i abritrazhit vendos që heqja dorë nga padia në masë, të përcaktuar në këtë paragraf, është e pavlefshme ose e pazbatueshme për ndonjë arsye ose se një arbitrazh mund të vazhdojë në baza të veprimit në masë, atëherë dispozitat e arbitrazhit të parashtruara më sipër do të konsiderohen të pavlefshme në tërësinë e tyre, dhe palët do të konsiderohet se nuk kanë rënë dakord të arbitrojnë mosmarrëveshjet. Në raste të tilla, mosmarrëveshja duhet të zgjidhet në gjykatën federale ose shtetërore të juridiksionit kompetent të vendosur në shtetin e Utah, jo në arbitrazh.

10.1.4 Padi të shumta. Nëse 25 ose më shumë individë nisin njoftime për mosmarrëveshje me Ancestry duke ngritur pretendime të ngjashme dhe avokati për individët që parashtrojnë pretendime është i njëjtë ose i koordinuar për këta individë, në masën që pretendimet vazhdojnë në arbitrazh, do të vazhdojnë në një procedurë të koordinuar. Avokati për Ancestry dhe avokati i palëve të tjera do të zgjedhin secili pesë raste për të proceduar së pari në arbitrazh në një procedim bellwether. Çështjet e mbetura nuk do të dorëzohen në arbitrazh pa u zgjidhur dhjetë të parat. Nëse palët nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjet e mbetura pas përfundimit të procesit të bisedimeve, secila palë mund të zgjedhë pesë raste të tjera për të kaluar në arbitrazh për një procedim të dytë bellwether. Ky proces do të vazhdojë derisa palët të jenë në gjendje të zgjidhin të gjitha pretendimet, qoftë përmes zgjidhjes ose arbitrazhit. Një gjykatë e juridiksionit kompetent do të ketë autoritet për të zbatuar këtë klauzolë dhe, nëse është e nevojshme, për të urdhëruar paraqitjen në masë të kërkesave të arbitrazhit kundër Ancestry.

Qëndrimi i arbitrazhit dhe vendimi që e konfirmon atë zbatohen vetëm për atë rast specifik. Nuk mund të përdoret në asnjë rast tjetër përveçse për të zbatuar vetë qëndrimin.

10.1.5 Ndashmëria. Ndryshe nga sa parashikohet në Heqja dorë nga veprimi në masë, nëse ndonjë dispozitë e kësaj marrëveshjeje arbitrazhi vlerësohet të jetë e pavlefshme, e pazbatueshme, e paarsyeshme, e pavlefshme ose e anullueshme, tërësisht ose pjesërisht, një gjykim i tillë nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e pjesës tjetër të marrëveshjes së arbitrazhit. Të gjitha dispozitat e mbetura do të mbeten në fuqi.

10.1.6 Ndryshime në këtë pjesë. Ancestry do të japë tridhjetë (30) ditë njoftim për ndonjë ndryshim që ndikon mbi thelbin e kësaj pjesë duke vendosur njoftim të modifikimeve të Kushteve të Shërbimit, duke ju dërguar një mesazh ose përndryshe duke ju njoftuar kur jeni regjistruar në llogarinë tuaj. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi tridhjetë (30) ditë pasi janë vendosur në Shërbimet ose ju janë dërguar juve.

Ndryshimet në këtë pjesë përndryshe do të zbatohen prospektivisht vetëm për pretendimet që shfaqen pas ditës së tridhjetë (30-të). Nëse një gjykatë ose arbitrues vendos se kjo nën-pjesë mbi "Ndryshimet në këtë pjesë" nuk është e zbatueshme ose e vlefshme, atëherë kjo nën-pjesë do të shkëputet nga pjesa e titulluar “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrimi dhe heqja dorë nga veprimi si grup” dhe gjykata ose arbitruesi do të zbatojë pjesën e parë të Arbitrimi dhe heqja dorë nga veprimmi si grup që ekziston pasi filluat të përdorni Shërbimet.

10.1.7 Mbijetesa. Kjo pjesë Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, arbitrimi dhe heqja dorë nga veprimi si grup do të vazhdojë pas cdo përfundimi të llogarisë tuaj ose të Shërbimeve.

10.2 Për klientёt jashtё Shteteve tё Bashkuara. Nëse jeni një klient jo-konsumator në BE ose banoni diku tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, pranoni se gjykatat irlandeze do të kenë juridiksion ekskluziv mbi të gjitha mosmarrëveshjet (kontraktore ose jo-kontraktore) që lidhen me këtë Marrëveshje.

10.2.1 Konsumatorët e Bashkimit Evropian. Nëse jeni një klient i Bashkimit Europian, do të përfitoni nga çdo dispozitë detyruese të ligjit të vendit në të cilin jeni banor dhe asgjë në këtë Marrëveshje nuk prek të drejtat tuaja si konsumator për t'u mbështetur në dispozita të tilla të detyrueshme të ligjit vendor. Keni të drejtë të filloni çdo procedurë gjyqësore në lidhje me këtë Marrëveshje përpara gjykatës kompetente të vendbanimit tuaj ose gjykatës kompetente të vendit të biznesit të Ancestry në Irlandë. Nëse Ancestry kërkon të zbatojë ndonjë nga të drejtat e saj kundër jush si konsumator, mund ta bëjmë këtë vetëm në gjykatat e juridiksionit në të cilin jeni banor. Në zbatim të sa më sipër, asgjë që përmbahet në këtë dispozitë nuk do të kufizojë të drejtat tona për të filluar procedime të zbatimit në një juridiksion tjetër ose të kërkojë një veprim të përkohëshëm, mbrojtës ose provizor në gjykatat e një juridiksioni tjetër.

Informacion sipas Rregullores 524/2013: Komisioni Europian parashikon që, nëse jeni konsumator i Bashkimit Europian, ju keni të drejtë të referoni një mosmarrëveshje në platformën e BE-së për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Online (ODR), e disponueshme në http://ec.europa.eu/consumers/odr/.

10.3 Ligji qeverisës. Nëse aksesoni Shërbimet në Shtetet e Bashkuara, ligjet e Shtetit Utah dhe siç zbatohet, ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeverisin këto Kushte dhe përdorimin e Shërbimeve. Jeni dakord që të gjitha pretendimet që nuk janë subjekt i arbitrimit dhe paraqiten në Shtetet e Bashkuara do të jenë subjekt i juridiksionit ekskluziv të gjykatave të juridiksionit kompetent me vendndodhje në Shtetin e Utah. Në zbatim të 10.2.1, nëse aksesoni Shërbimet nga kudo jashtë Shteteve të Bashkuara, ligjet e Irlandës qeverisin këto Kushte.

11. Të ndryshme

11.1 Kompani të Ancestry. Jeni duke hyrë në këto Kushte me një njësi të caktuar të Ancestry në varësi se çfarë Shërbimi jeni duke përdorur dhe ku jeni. Ju lutemi shihni listën e njësive të Ancestry sipas Shërbimit dhe gjeografisë këtu. Të gjitha referimet ndaj “Ancestry”, “neve”, “ne”, ose “tonat” në këto kushte u referohen njësisë përkatëse të Ancestry në atë listë. Rezervojmë të drejtën për të ndryshuar palën e subjektit Ancestry në këto Kushte në çdo kohë.

11.2 Ndryshimet. Mund t'i ndryshojmë këto Kushte në çdo kohë dhe pranojmë t'ju njoftojmë për çdo ndryshim material duke vendosur informacion përmes Shërbimeve ose duke ju dërguar një email. Ndryshimet materiale hyjnë në fuqi tridhjetë ditë pas vendosjes, me përjashtim të ndryshimeve që trajtojnë Shërbime të reja ose kërkesa ligjore, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë. Përdorimi i vazhdueshëm i Shërbimeve nga ana juaj do të thotë se pranoni Kushtet e ndryshuara. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet, duhet të ndaloni përdorimin e Shërbimeve dhe, nëse zbatohet, të anulloni pajtimin tuaj.

11.3 E gjithë marrëveshja. Këto Kushte dhe dokumenta të tjera të përfshira përmes referimit përbëjnë të gjithë marrëveshjen ndërmjet jush dhe Ancestry lidhur me përdorimin nga ju të Shërbimeve dhe zëvendësojnë çdo marrëveshje të mëparshme.

11.4 Transferimi i të drejtave dhe detyrimeve. Rezervojmë të drejtën të caktojmë ose transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona sipas kësaj Marrëveshje. Nëse Ancestry ose ndonjë ofrues Shërbimesh blihet ose transferohet në një subjekt tjetër (krejtësisht ose pjesërisht dhe përfshirë lidhur me falimentimin ose procedime të ngjashme), jeni dakord se Ancestry mund të t’ia japë Informacionin personal dhe Përmbajtjen tuaj atij subjekti. Këto Kushte do të vazhdojnë të zbatohen ndaj Shërbimeve derisa të merrni njoftim në një mënyrë tjetër. Nuk mund të caktoni ose transferoni ndonjë prej të drejtave dhe detyrimeve tuaja sipas kësaj Marrëveshje pa pëlqimin me shkrim të Ancestry. Nuk ka përfitues të palëve të treta në këto Kushte.

11.5 Ndashmëria. Përveç siç parashikohet shprehimisht këtu, pazbatueshmëria e një pjese ose klauzole në këtë Kushte nuk do të ndikojë zbatueshmërinë e Kushteve të mbetura.

11.6 Jo heqje dorë. Mosarritja që të zbatojmë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve nuk është një heqje dorë e të drejtave tona sipas asaj dispozite dhe rezervojmë të gjitha të drejtat që nuk janë parashikuar shprehimisht në këtë dokument.

11.7 Minorenët 13 vjeç dhe më të vegjël. Ancestry nuk kërkon ose mbledh me vetëdije asnjë Informacion personal drejtpërdrejt nga dikush nën moshën 13 vjeç dhe do të bëjë përpjekje të arsyeshme tregtare për të fshirë të dhëna të tilla nga sistemi ynë.

11.8 Ligji mbi raportimin e drejtë për kredinë. Ancestry nuk është një agjenci a raportimit të klientit siç përkufizohet në Ligjin mbi raportimin e drejtë për kredinë (“FCRA”) dhe informacioni që mund të aksesoni në Shërbimet nuk është grumbulluar tërësisht ose pjesërisht për qëllimin e dhënies së raporteve për klientin, siç përkufizohet në FCRA. NUK DO T’I PËRDORNI SHËRBIMET SI NJË FAKTOR NË (1) PËRCAKTIMIN E KUALIFIKIMIT TË NJË INDIVIDI PËR KREDI PERSONALE OSE SIGURIM OSE VLERËSIMIN E RREZIQEVE LIDHUR ME DETYRIME EKZISTUESE TË KREDISË SË KLIENTIT, (2) VLERËSIMIN E NJË INDIVIDI PËR PUNËSIM, PROMOVIM, RICAKTIM OSE MBAJTJE NË PUNË (PËRFSHIRË POR JO TË KUFIZUAR NË PUNËSIMIN E PUNËTORËVE NË SHTËPI SI KUJDESTARE E FËMIJËVE, PERSONELI I PASTRIMIT, DADO, KONTRAKTORË DHE INDIVIDË TË TJERË), OSE (3) NDONJË VEPRIM TJETËR PERSONAL TË BIZNESIT ME NJË INDIVID TJETËR (PËRFSHIRË POR JO TË KUFIZUAR NË DHËNIEN ME QIRA TË NJË APARTAMENTI).

11.9 Politika e dorëzimit të ideve të pakërkuara. Ancestry nuk pranon, shqyrton ose konsideron ide ose materiale të pakërkuara (përfshirë, pa kufizim, fushata të reja reklamimi, promovime të reja, produkte ose teknologji të reja, procese, materiale, plane marketingu ose emra të rinj produktesh) përveç atyre që Ancestry ka kërkuar në mënyrë specifike. Ju lutemi mos i dërgoni idetë ose materialet tuaja të pakërkuara te Ancestry ose te dikush në Ancestry. Nëse i dërgoni, e kuptoni dhe pranoni që Ancestry do t'i konsiderojë idetë dhe materialet e pakërkuara që dorëzoni si jo-konfidenciale dhe jo-pronësore dhe Ancestry do të ketë të drejtën e përdorimit të pakufizuar të këtyre ideve dhe materialeve, pa detyrime, kontraktuale ose të tjera dhe pa asnjë kompensim ndaj jush.

 

Këto Kushte të përgjithshme u konsoliduan nga versione të ndara të mëparshme. Për versione të mëparshme të Kushteve të përgjithshme të zbatueshme ndaj Shërbimeve, klikoni këtu.